EMRAT/ Kush është trupa që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

EMRAT/ Kush është trupa që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani do të jenë tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-presidentit, Ilir Meta dhe ish-deputetes, Monika Kryemadhi. Treshja e gjyqtarëve të GJKKO-së i caktua me short dhe kryesues i trupës do të jetë kreu i GJKKO-së, Erjon Bani. Në gusht 2025, SPAK përfundoi hetimet ndaj ish-presidentit Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Kryemadhi për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Po ashtu, janë dërguar për gjykim Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së që do të gjykohen veçmas. Sipas SPAK, Meta akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Kryemadhi është marrë e pandehur...