Dyshohet se ndihmoi për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri
Sajmir Kolaveri, i akuzuar nga drejtësia shqiptare si ndihmës në vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme. Kolaveri dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për vrasjen e 22-vjeçarit, dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet, Mamurras. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka caktuar këtij Kolaverit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale...
Burimi:
javanews.al