Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 42-vjeçar pasi dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Y., 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares, pasi gjatë kohës që motra e tij po kallëzonte në ambientet e Komisariatit, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e nënës së 42-vjeçarit, autorit të dyshuar. “Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari. Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është paraqitur bashkë me 2 familjarë të saj, një shtetase 27 vjeçe me probleme të shëndetit mendor, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se më datë 22.07.2026, një shtetas kishte kryer marrëdhënie...