Digjen 3 automjete në Tiranë

Digjen 3 automjete në Tiranë

Tre makina janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë. Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se është djegie e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të së dielës, ndërsa janë duke u verifikuar kamerat e sigurisë.