DETAJE / Ndërtimet pa leje, IKMT shemb disa objekte në Qeparo, Llogara dhe Himarë

DETAJE / Ndërtimet pa leje, IKMT shemb disa objekte në Qeparo, Llogara dhe Himarë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të jugut të vendit, duke ndërhyrë në Llogara, Himarë dhe Qeparo. Në zonën e Llogarasë, pjesë e Njësisë Administrative Orikum, është shembur një objekt pa leje me sipërfaqe 53 m², njëkatësh, i ndërtuar me muraturë dhe i mbuluar me soletë. Objekti ishte skualifikuar më herët nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). Ndërkohë, në zonën pranë plazhit të Filikurit, në Bashkinë Himarë, IKMT ka shembur një mur guri dhe betoni me gjatësi 290 metra dhe lartësi 2 metra. Një tjetër ndërhyrje është kryer në Qeparo, ku është prishur një objekt dy-katësh me konstruksion betonarme dhe metalik, i ndërtuar pa leje ndërtimi. Sipas autoriteteve, objekti kishte një sipërfaqe totale...