Dëmtuan zonën e mbrojtur në Lumin e Vjosës, dënohet një subjekt dhe administratori

Dëmtuan zonën e mbrojtur në Lumin e Vjosës, dënohet një subjekt dhe administratori

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq një subjekt privat, si dhe të administratorit të saj shtetasit B. A. nën akuzë për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal. Nga hetimet u provua kryerja e veprimtarisë të paligjshme, e cila konsistonte në marrjen, nxjerrjen, përpunimin dhe transportimin e inerteve përgjatë lumit Vjosë, veprime këto që kishin sjellë si pasojë dëmtimin e habitatit natyror të zonës së mbrojtur mjedisore me status të veçantë “Park Natyror”. Zona ku janë marrë inertet është nënzonë qendrore, që gëzon shkallën më të lartë të mbrojtjes (zonë atrikte), në të cilën nuk lejohet zhvillimi i asnjë lloj veprimtarie...