Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

Një zjarr ka rënë në qendër të Durrësit, në afërsi të kishës katolike Shën Lucia dhe pranë bashkisë. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se paraprakisht bëhet me dije se zjarri ka rënë në një godinë banimi ku qëndrojnë priftërinjtë. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.