Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj ish-prokurorit Kledian Llaho dhe tre të tjerëve
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, avokatit Çlirim Shahini dhe dy biznesmenëve, Vasil Bakalli dhe Pando Papuçi. Të katërt akuzohen për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Sipas hetimeve të SPAK, ish-prokurori Kledian Llaho dyshohet se ka shfrytëzuar detyrën për të favorizuar persona nën hetim në këmbim të përfitimeve financiare. Hetimet kanë zbuluar se një qytetar me inicialet M.A., i cili po hetohej nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre”, kishte detyrime financiare ndaj vjehrrit të prokurorit Llaho për një investim në një hotel. SPAK thotë se Llaho i ka kërkuar të hetuarit që shumën prej 1.8 milionë...
Burimi:
vizionplus.tv