Aksidentohet për vdekje babai i ministres Pirdeni, përplaset nga një makinë

Aksidentohet për vdekje babai i ministres Pirdeni, përplaset nga një makinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Tiranë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën babai i ministres Adea Pirdeni. Luan Pirdeni ka qenë duke lëvizur me biçikletë, në momentin që është përplasur nga një motomjet, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Njoftimi i policisë: Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.