280 gjoba nga Policia Kufitare, mjete ujore në formë makinash bëhen rrezik në plazhe
Jo vetëm me Lamborghini në rrugë, por tashmë edhe në det. Përveç jet ski-ve klasike, këtë sezon veror në bregdetin shqiptar janë shfaqur gjithnjë e më shumë mjete ujore të ndërtuara në formën e makinave sportive. Megjithatë, përdorimi i tyre pa respektuar rregullat e lundrimit është kthyer në një rrezik për pushuesit që frekuentojnë plazhet, shkruan A2. Për të garantuar sigurinë në zonat bregdetare, Policia Kufitare në Vlorë, Durrës dhe Shkodër ka shtuar kontrollet, duke ndëshkuar drejtuesit e mjeteve ujore që shkelin perimetrin e sigurisë, por edhe subjektet që ushtrojnë këtë aktivitet në kundërshtim me rregullat. Në identifikimin e shkelësve kanë ndihmuar edhe denoncimet e qytetarëve, të cilët kanë sinjalizuar rastet kur mjetet ujore lëviznin pranë zonave ku lahen pushuesit. Që prej nisjes së sezonit...
Burimi:
javanews.al