Kriza me çmimet, Rama rikthen idenë për ent shtetëror për karburantet
Shqipëria mund të ketë një ent publik edhe për karburantet. Kryeministri Edi Rama ka rikthyer idenë e hedhur fillimisht vitin e kaluar për të krijuar një kompani shtetërore, e cila do të tregtojë naftën, benzinën dhe gazin Kjo pas rritjes së ndjeshme, të çmimeve, shoqëruar nga akuza për abuzim nga kompanitë e hidrokarbureve. “Fenomeni i luhatjeve të çmimeve në bursë dhe mosreflektimi i tyre drejt konsumatorit nuk është i ri; ai ka vazhduar për vite me radhë, duke nxitur paqartësi dhe humbje për qytetarët. Përpjekjet e mëparshme, përfshirë Bordet e Transparencës, nuk kanë mundur të ndalojnë këto praktikë, që lidhen kryesisht me përqendrimin e tregut në pak kompani”, thotë Arbër Xhihani, ekspert për ekonominë. Ky fenomen nuk u arrit dot të zhbëhej as me ngritjen...
Burimi:
kohajone.com