Kriza e blegtorëve në Fier/ Ankohen se nuk kanë treg, fermerët: Na dëmtoi edhe lagështia, janë rritur kostot

Kriza e blegtorëve në Fier/ Ankohen se nuk kanë treg, fermerët: Na dëmtoi edhe lagështia, janë rritur kostot

Prej 11 ditësh blegtori Ardian Skënderaj, nga Levani në Fier, po përballet me një situatë tepër të vështirë ekonomike. Sasi të mëdha qumështi i kanë mbetur stok, pasi fabrikat e përpunimit kanë refuzuar ta grumbullojnë, duke pretenduar prani aflatoksine. Përballë mungesës së tregut për produktin e tij, Skënderaj është detyruar të marrë një vendim të vështirë: të reduktojë fermën. Brenda rreth 10 ditësh ai ka shitur 25 krerë lopë. “Në këto kushte jam në kufijtë e ekzistencës. Nuk kam ku ta çoj qumështin dhe asnjëherë nuk kam përfituar ndonjë ndihmë apo subvencion nga shteti”, shprehet Ardian Skënderaj, blegtor. Por kjo situatë nuk prek vetëm një fermë. Dhjetëra blegtorë të tjerë në zonën e Levanit po përballen me të njëjtin problem. Vështirësitë nuk kufizohen vetëm te...