Kriza dhe monopoli/ Rama jeton në univers paralel, Tafani: Formaliteti më i rrezikshëm, favorizohet nga shteti
Diskutimet mbi rritjen e kostos së jetesës dhe paralajmërimet për një krizë, nxjerrin në pah shkaqet reale të rritjes së çmimeve në Shqipëri. Ndërsa të gjithë bien dakord se kriza globale ka ndikimin e saj, diagnoza për problemet e brendshme të tregut shqiptar ndryshon rrënjësisht, duke vënë përballë teorinë e monopoleve me atë të informalitetit galopant. Alarmi vjen nga tregjet ndërkombëtare, ku çmimet e inputeve bujqësore, si plehrat kimike, janë rritur me 30-40%. Për analistin Endri Tafani, duke qenë se rreth 50% e këtyre produkteve vijnë nga zona si Gjiri Persik, Shqipëria është tërësisht e ekspozuar ndaj këtyre lëkundjeve. Kjo situatë, sipas tij, kërcënon të rrisë ndjeshëm koston e prodhimeve vendase si gruri dhe misri, duke qenë se plehrat përbëjnë deri në 40% të kostos...
Burimi:
ntv.al