Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Kritike situata në zonën e ish-Kënetës në Durrës, reshjet përmbytin shtëpitë, uji nuk tërhiqet
Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, që përmbytën Durrësin dhe paralizuan të gjithë jetën në qytet e periferinë e tij, situata në zonën e ish-Kënetës në Durrës vijon të jetë kritike. Uji ka përmbytur gjithçka dhe nuk është tërhequr as nga rrugët dytësore dhe as nga banesat e shumë familjeve. Këto pamje janë nga banesa e familjes Sosoli, mëngjesin e sotëm. Një prej familjeve më të prekura në zonë. Banesa e tyre vazhdon të jetë e mbushur me ujë dhe e rrethuar nga uji, i cili ka dëmtuar orenditë, pajisjet elektroshtëpiake dhe çdo send të domosdoshëm për jetesën e përditshme. Sipas tyre, dëmet janë të mëdha, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet mungesa e ndihmës. Ata shprehen se deri tani askush nuk ka shkuar për...