Kritikat e Ramës ndaj RTSH, reagon Asociacioni i Gazetarëve: Çdo reformë në konsultim me grupet e interesit
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti RTSH dështim. Asociacioni tha se kjo retorikë stigmatizon median publike dhe cenon parimet e lirinë e medias. Më tej thotë se televizioni është institucion i interesit publik. Sa për dështimin, shkruhet se ka një sërë faktorësh që kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tij. Në deklaratë theksohet se reforma duhet të vijë përmes një analize të thellë dhe dialogut me profesionistët e medias. “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama mbi Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), të bëra më 16 janar, ku televizioni publik u cilësua si “dështim” dhe u hodhën në tavolinë opsione ekstreme si mbyllja, privatizimi apo partneriteti....
Burimi:
kohajone.com