Kristian Shkreli nën akuzë për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 27 dëshmitarë! Avokatja: Në 500 faqe s’del të ketë kryer vepër penale
kristian shkreli TIRANË- Këtë të enjte po zhvillohet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion zgjedhor. Burime bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar që të thirren 27 dëshmitarë në gjyq. Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, relatoi se nga hetimet përmes përgjimeve të bisedave telefonike dhe vëzhgimeve, ka rezultuar se Shkreli është përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas prokurorit, provat e mbledhura provojnë se Shkreli ka kryer veprën penale të korrupsionit në zgjedhje. Prokurori Dritan Prençi: "Janë përdorur edhe metoda speciale, përgjime e vëzhgime. Kristian Shkreli i premtoi investime banorëve të fshatit Stajkë për linjën e energjisë elektrike dhe në këmbim kërkoi votën për Partinë Socialdemokrate." Ndërkohë, mbrojtja e kryebashkiakut ka hedhur...
Burimi:
zeri.ai