“Kriminela, hajdut…”!Banorët e Rrjollit përplasen sërish me policinë, efektivët i marrin zvarrë

“Kriminela, hajdut…”!Banorët e Rrjollit përplasen sërish me policinë, efektivët i marrin zvarrë

pamje nga protesta VELIPOJË-Edhe këtë të shtunë banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit “Blue Borgo” nga kompania "Gener 2", në pronësi të Bashkim Ulaj e cila ka nisur punimet. Banorët janë përplasur sërish me policinë, duke thënë se investitori Bashkim Ulaj po u grabit pronat, ndërsa disa banorë u shoqëruan në komisariat. Ata pretendojnë se gjatë ndërhyrjes së policisë janë ushtruar akte dhune. Një nga banoret, në një prononcim për mediat, theksoi se disa nga djemtë që ishin të pranishëm janë dhunuar në furgonin e policisë. Ajo kërkoi që çështja të merret në dorë nga SPAK, ndërsa drejtoi gishtin edhe nga Prokuroria e Shkodrës, që e akuzoi se po fle mbi dosjen e tyre. Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë...