Krimi i rëndë brenda familjes në Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual/ Arma dyshohet se ishte fshehur nën tokë

Krimi i rëndë brenda familjes në Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual/ Arma dyshohet se ishte fshehur nën tokë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman të Roskovecit. Sipas burimeve policore djali i çiftit Rrapaj në dëshminë e tij në polici ka thënë se në momentin e ngjarjes së rëndë ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore, gjë që është vërtetuar edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë. Ai ka pohuar se i ati ishte tip konfliktual dhe zënka e fundit ka qenë para 10 ditëve kur i ka hedhur pleh patateve të mbjella në oborrin e shtëpisë dhe 80-vjeçari është acaruar duke i thënë djalit “Pse u hedh pleh patateve” konflikt banal që ka përfunduar në komisariatin e Rroskovecit, ndërkohë që nëna e tij Dashuria, i dilte gjithmonë në krah të birit. Pasi është...