Krime, ekstradime dhe larje hesapesh, këto janë ngjarjet më të bujshme të vitit 2025

Krime, ekstradime dhe larje hesapesh, këto janë ngjarjet më të bujshme të vitit 2025

Viti 2025 është shënjuar nga një sërë ngjarjesh të bujshme. Atentate mafioze, persona të përfshirë në veprimtari kriminale, ngjarje të reja dhe të vjetra të zbardhura nga SPAK, ekstradime të nivelit të lartë dhe larje hesapesh. Newsbomb.al ju sjell disa prej ngjarjeve kriminale që tronditën opinionin publik. Vlonjati që u bë dorë e parë në tregun e kokainës “Escobari” shqiptar I kokainës. Kështu njihej në Itali dhe në Amerikën Latine vlonjati Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi. Deri kur u ekstradua në Shqipëri në ditët e para të Janarit 2025, Dritan Rexhepi ishte një shqiptarët e cilësuar nga mediat europiane dhe ekuadoriane si një nga top-trafikantët e pluhurit të bardhë që kishte përmbytur Europën. Bosi I kartelit “Kompania Bello” kishte mundur të bënte bashkë të gjitha...