“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit

“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit

Të mërkurën do të mbahet ceremonia përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë në 21 janar 2011. Tashmë bëhen 15 vite nga krimi shtetëror, por familjarët presin ende drejtësi. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë katër protestuesit e vrarë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Katër viktimat e 21 janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut. Në korrik të 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës. Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim...