Kreu 3 vjedhje duke kërcënuar me thikë shitëset e dyqaneve, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
momenti i grabitjes ne njerin prej dyqaneve TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pas grabitjes së 3 dyqaneve, me të njëjtën metodë… duke kërcënuar me thikë shitëset e tyre. Dy prej grabitjeve janë kryer në dyqanet e një kompanie celulare, ndërkohë që Policia ka sekuestruar shumën e parave të vjedhura, mjetin prerës dhe celularin e të arrestuarit. NJOFTIMI I POLICISË Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës. Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari. Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i...
Burimi:
zeri.ai