KPA pushon çështjen dhe lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares së njohur (Emri)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 12 shkurt vendimin për pushimin e çështjes së vetingut për gjyqtaren e Tiranës, Vjollca Spahiu. Kolegji e konsideroi kërkimin përfundimtar të drejtuesit të SPAK për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të subjektit të rivlerësimit, të barazvlefshëm me heqjen dorë nga shkaqet e ankimit. Sipas KPA, pas kërkimit përfundimtar të drejtuesit të SPAK, për konfirmimin e subjektit, çështja ka mbetur pa objekt e për rrjedhojë duhet të pushohet. Për shkak të pushimit të gjykimit në Kolegj, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e subjektit mori formë të prerë. Gjyqtarja Vjollca Spahiu u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 28 qershor të vitit 2024, pas një...
Burimi:
sot.com.al