KPA lë në fuqi vendimin, ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë shkarkohet nga sistemi i drejtësisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi nga sistemi i drejtësisë, vendim i marrë më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjatë seancës dëgjimore më herët, KPK vuri në dukje probleme me pasurinë dhe për gjetjet lidhur me një denoncim nga publiku, të ndihmësit ligjor Saimir Nazifi. Komisioni ngriti dyshime për një sërë transaksionesh të kryera nga ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi dhe vlerëson se ai ka kryer deklarime të pasakta e të pamjaftueshme në kriterin e pasurisë, të cilat çuan në shkarkimin e tij. Njoftimi Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo...
Burimi:
kohajone.com