KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Elbasanit, Petref Asllani

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Elbasanit, Petref Asllani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur sot vendimin përfundimtar për çështjen që lidhet me rivlerësimin e prokurorit të Elbasanit, Petref Asllani. Trupi gjykues, i kryesuar nga Ina Rama dhe me relatore Mimoza Tasin, vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili kishte shkarkuar Asllanin nga detyra. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Asllani kundër vendimit nr. 761, datë 14 maj 2024 të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPA u bazua në nenin 66 të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e konsideruar të drejtë dhe të ligjshëm vendimin e shkallës së parë. Sipas njoftimit zyrtar, vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është përfundimtar dhe ka efekt të...