Kostot mbi lumin Shkumbin! 5 leje për t’i gërryer zhavorrin për të ndërtuar Elbasan-Qafë-Thanë dhe Elbasan-Lekaj

Kostot mbi lumin Shkumbin! 5 leje për t’i gërryer zhavorrin për të ndërtuar Elbasan-Qafë-Thanë dhe Elbasan-Lekaj

Gërryerjet e inerteve kanë bërë që lumi Shkumbin të vijë shumë më afër rrugës, në buzë të hekurudhës poshtë saj edhe kjo e dëmtuar. Segmenti Elbasan-Qafë-Thanë me kosto gati 212 milionë euro, duket se po kushton shumë më tepër se kaq, pasi prej ditësh është bllokuar qarkullimi për shkak të prishjes së rrugës Librazhd-Pogradec. Zyrtarisht institucionet thonë se rrëshqitjet masive kanë ardhur si ngjarje natyrore, por ndërtimi i rrugës së re është shoqëruar me një seri lejesh të dhëna kompanive ndërtuese që kanë marrë përsipër rrugën e re, pjesë e Korridorit 8, për të shfrytëzuar basenin e Shkumbinit për inerte. Katër kompani që kanë fituar edhe disa lote të këtij projekti rrugor, kanë 5 leje për të gërryer lumin dhe për të marrë inerte. Sipas...