No Image Available

Kosovë/ Kërkohet rinumërimi i plotë i votave pas ndryshimeve për kandidatët

Koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) dhe shumica e partive të mëdha shqiptare në Kosovë kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pasi gjatë rinumërimit u konfirmuan dallime në votat për kandidatë për deputetë. Pas evidentimit të mospërputhjeve të votave, më 19 janar Prokuroria e Shtetit është vënë në lëvizje, duke urdhëruar grumbullimin e provave për manipulime të mundshme zgjedhore. DnV tha më 19 janar se pas konfirmimit të devijimeve masive në numërimin e votave për kandidatë në disa komuna, “shmangia nga vendimi për një rinumërim të plotë në nivel vendi po e thellon krizën e besimit në integritetin e procesit zgjedhor”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 13 janar nisi rinumërimin e 914...