Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura

Inxhinieri dhe eksperti mjedisor Abdulla Diku ka sjellë një shembull reth mënyrës se si janë ndërtuar rrugët në Kosovë duke vënë në dukje diferencat e mëdha në vizionin inxhinierik dhe menaxhimin e projekteve infrastrukturore me Shqipërinë e cila po përballet me një krizë të vërtetë. Shembulli i autostradës Prishtinë-Shkup, e njohur si “Arbën Xhaferi”, është një rast studimi që tregon se si Kosova ka zgjedhur një zgjidhje moderne dhe afatgjatë, ndërsa Shqipëria mbetet tek ndërhyrjet e përkohshme. Sipas Inxhinierit në Grykën e Kaçanikut, mbi lumin Lepenc, u ndërtua një varg viaduktesh prej afro 6 kilometrash, duke e “ngritur” autostradën në ajër. Kjo zgjidhje shmangu copëtimin e malit dhe ruajti stabilitetin e shpateve. Ndikimi mjedisor mbi lumin ishte minimal, duke treguar kujdes për ekuilibrin natyror. Autostrada...