Kosova ndalon importin e mbi 1 mijë litra vaj ulliri nga Lushnja, AKU: U transportua në kushte jo të mira higjienike
vaji i bllokuar KOSOVË-Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, pas konstatimit të parregullsive gjatë kontrollit në pikën kufitare të Vërmicës. Sipas njoftimit, ndalimi është bërë pas shqyrtimit të lëndës me nr. aplikacioni PIKF297960/2026, të datës 18.02.2026, nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar. Produkti ishte destinuar për tregun e Kosovës dhe vinte nga kompania “Euro Made 2021” nga Lushnja, Shqipëri. Gjatë kontrollit fizik, inspektorët kanë konstatuar se vaji i ullirit nuk posedonte të dhënat e nevojshme në deklarimin e mallit. Për më tepër, është vërejtur se produkti ishte transportuar në kushte jo të përshtatshme higjienike dhe në të njëjtin mjet me mallra jo ushqimore, përfshirë detergjentë, duke rritur rrezikun...
Burimi:
zeri.ai