Kosova do t’u njohë dokumentet e Beogradit serbëve në veri, Rama: Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë

Kosova do t’u njohë dokumentet e Beogradit serbëve në veri, Rama: Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë

Kosova do tu ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e individëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare. Kyeministri Edi Rama përshëndet koordinimin mes Prishtinës dhe Brukselit për Ligjin për të Huajt. Përmes një postimi në platformën X, Rama theksoi se procesi i shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës është një sfidë e vështirë, por e domosdoshme për forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në vend. ”Ne mirëpresim koordinimin midis Kosovës dhe BE-së mbi Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin guxim, të heqë masat ndëshkuese dhe të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk...