Kos fundos siamezët Rama-Vuçiç, nuk ka shans të hyjnë në BE pa sunduar ligji, SPAK është ylli i BE për drejtësinë…
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke folur në një forum të organizuar nga portali i njohur Politico, rrëzoi projektin e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç për një integrim jo të plotë në BE. Rama dhe Vuçiç kërkuan që BE t’i ofrojë Shqipërisë dhe Serbisë anëtarësimin e pjesshëm vetëm në tregun e përbashkët dhe në zonën Shengen. Por Kos tha se nuk është e sigurt nëse këta liderë e dinë se sa shumë reforma duhen realizuar, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, për t’u bërë pjesë e Shengenit apo tregut të përbashkët. Ajo tha se procesi i reformave është i vështirë në çdo rast. Nga ana tjetër, Kos “ngriti” në qiell SPAK që po godet të korruptuarit në Shqipëri. Çfarë tha Kos? Pyetjeve të gazetarit...
Burimi:
sot.com.al