“Korrupsioni në nivelet e larta politike”/ Kongresi i SHBA prezanton projektligjin për Ballkanin, fokusi te krijimi i liderëve të rinj, preket edhe Shqipëria

“Korrupsioni në nivelet e larta politike”/ Kongresi i SHBA prezanton projektligjin për Ballkanin, fokusi te krijimi i liderëve të rinj, preket edhe Shqipëria

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka prezantuar një projektligj të ri me titullin “Ligji për Demokracinë dhe Mirëqenien në Ballkanin Perëndimor”, i cili synon të rrisë tregtinë, investimet dhe mbështetjen politike amerikane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Projektligji, i depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë, duke e cilësuar rajonin si një zonë kyçe për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Evropës. Pikat kryesore të projektligjit përfshijnë: Forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, me mbështetje për gjyqësorin, prokurimet publike dhe mediat e pavarura. Rritjen e tregtisë dhe investimeve amerikane, sidomos në energji të pastër, infrastrukturë, bujqësi, teknologji dhe bizneset e vogla. Reduktimin e varësisë nga energjia ruse, duke...