Korrupsioni në burgje/ Avokati: Tre mijë euro leja për në shtëpi, 1 mijë për një celular!

Korrupsioni në burgje/ Avokati: Tre mijë euro leja për në shtëpi, 1 mijë për një celular!

Ish deputeti i PD-së, sot avokat, Asllan Dogjani ka denoncuar skemën korruptive që ndodh brenda sistemit të burgjeve, aty ku grupet kriminale, sipas tij, janë fuqizuar si rezultat i kapjes së sistemit dhe korrupsionit brenda në burgje “Çfarë ndodh në sistemin e burgjeve, si avokat dhe eksperiencën që ka ndër vite situata në burgje është shumë e rëndë. Aq shumë janë fuqizuar grupet sa ndonjë ditë mund të sulmojnë dhe burgjet me ndonjë dron, minë me sahat. Korrupsioni në burgje është i jashtëzakonshëm. Për  të futur një celular në burg duhet të paguash 1 mijë euro tek drejtuesit, 500 euro në muaj të mbash telefonin në burg, 3 mijë euro për një leje për të shkuar në shtëpi. Ka raste kur drejtorët e burgjeve apo...