“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK shpall fajtor ish-policin që merrte ryshfet

“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK shpall fajtor ish-policin që merrte ryshfet

SPAK ka shpallur fajtor ish-policin Gentjan Hoxhalli, i cili merrte ryshfet personave të ndryshëm për të shkelur ligjin. Mbi të rëndon vepra penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i cili parashikon deri në tre vite burg. Por SPAK kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për Gentjan Hoxhalli, por të jetë në shërbim prove për katër vite dhe të mos kryejë vepër tjetër penale. Ish-policit Gentjan Hoxhalli i ndalohet të ushtrojë funksione publike, për një periudhë prej pesë vitesh. Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Gentjan Hoxhalli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që...