Korrupsion në zgjedhje, vetëdorëzohet në polici Edison Memolla! Rrogozhina pa kryetar, ç’pritet të ndodhë

Korrupsion në zgjedhje, vetëdorëzohet në polici Edison Memolla! Rrogozhina pa kryetar, ç’pritet të ndodhë

Edison Memolla TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, u vetëdorëzua mbrëmjen e të hënës në polici pas shpalljes së tij fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim. Dorëzimi i tij erdhi vetëm pak orë pas Apeli e dënoi me 1 vit burg, ndërsa vendosi edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Sipas burimeve bëhet me dije se kryebashkiaku i Rrogozhinës është vetëdorëzuar në policinë e Kavajës, ndërsa përveç Memollës janë vetëdorëzuar edhe 2 persona të tjerë. Vendimi i Apelit la në burg edhe Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa, ndërsa Isuf Toskut iu konvertua dënimi në shërbim prove. Memolla nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa vendimi i Apelit të Posaçëm ishte i formës së prerë dhe i zbatueshëm...