Korrupsion në zgjedhje, GJKKO jep vendimin për 5 të pandehurit

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO jep vendimin për 5 të pandehurit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë 5 persona të akuzuar për “korrupsion në zgjedhje”, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme. Asnjëri prej tyre nuk rrezikon të burgoset, për shkak se GJKKO ka pezulluar dënimet me burg dhe dhënë për ta dënime alternative, Shërbim Prove dhe punë në interes të publikut. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë. Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtaret Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka,...