Korçë/ Shembet ruga Maliq–Lozhan, segmenti sapo ishte inauguruar

Korçë/ Shembet ruga Maliq–Lozhan, segmenti sapo ishte inauguruar

Në segmentin rrugor Maliq-Lozhan janë regjistruar sërish problematika, ku muri pritës ka pësuar shembje të konsiderueshme. Shembjet kanë ndodhur në afërsi të Urës së Qënckës, në kilometrin e 13-të të këtij aksi. Sipas informacioneve paraprake, muri pritës është shembur, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet me një korsi. Që prej inaugurimit, aksi Maliq-Lozhan ka pasur problematika të shumta nga rrëshqitja e dherave, ku rasti i fundit u shënua më 28 janar. Së fundmi, ky aks është ndër nyjat kryesore që lidh juglindjen e vendit me qarkun e Elbasanit, ku me bllokimin e qarkullimit në aksin Librazhd-Përrenjas u përdor si rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve nga Korça drejt Elbasanit apo Tiranës. gijotina.com/