Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Korçë/ Përdhunoi dhe la shtatzanë 12- vjeçaren, arrest në burg për 67 vjeçarin
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 67-vjeçarin Rushan Selko, i akuzuar se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vjeçare në fshatin Piskupat, Bashkia Pogradec. Ngjarja ndodhi në muajin gusht, ndërsa viktima u zbulua nga prindërit pas vënies re të ndryshimeve fizike. Ekzaminimi mjekësor konfirmoi se vajza ishte 22 javëshe shtatzënë, dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen. Seanca e gjykatës u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati më shumë se dy orë.