Korçë/ 14-vjeçarja tentoi të kryente vetëvrasje, flet i riu që e shpëtoi: E kapa nga duart në momentin e fundit!

Korçë/ 14-vjeçarja tentoi të kryente vetëvrasje, flet i riu që e shpëtoi: E kapa nga duart në momentin e fundit!

Falë ndërhyrjes së një të riu është arritur të shmanget një ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës. Ai ka shpëtuar duke kapur nga duart në momentin e fundit një adoleshente e cila po tentonte t’i jepte fund jetës. Niko ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë në një studio televizive ndërsa shtoi se para dy ditësh adoleshentja donte të plagoste me thikë të motrën. I pyetur në lidhje me problematikat që kanë të rejat, ai theksoi se babai i tyre ndodhet aktualisht në burg. “E kapa nga duart në momentin e fundit. Mora të ëmën në telefon që të vinte ndonjëri ta shpëtonte se gjynah se deshte te hidhej nga kati i tretë”, tha ai. Policia është në vendngjarje dhe situata është nën kontroll....