‘Kopsitet’ Inceneratori i Elbasanit! SPAK me 3 akuza për Ahmetajn, mes të pandehurve edhe ish-gruaja dhe bashkëjetuesja e tij

‘Kopsitet’ Inceneratori i Elbasanit! SPAK me 3 akuza për Ahmetajn, mes të pandehurve edhe ish-gruaja dhe bashkëjetuesja e tij

Arben Ahmetaj TIRANË-Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin ArbenAhmetaj në lidhje me një fraksionin e inceneratorin e Elbasanit. Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza “ korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mos deklarim pasurie”. Mbyllja e hetimeve iu komunikua edhe bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxhës dhe ish-bashkëshortes së tij Albina Mançka, si dhe shtetasve Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj. Të dyja si Hoxha dhe Mançka akuzohen për veprat penale “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.  Kjo dosje doli si fraksion më vete për procedimin mëmë të inceneratorit të Elbasanit, ndërsa personat e lartpërmendur akuzohen për një sërë veprash penale. Ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj...