Kontrolle të ‘hekurta’/ Në dyshimin për cënimin e pronësisë intelektuale, bllokohen 920 pajisje elektronike në Rinas
Dega Doganore në Rinas ka bllokuar ka bllokuar 920 pajisje elektronike “Apple” dhe “Samsung”, prej të cilëve 510 celularë të llojeve të ndryshëm. Ky sekuestrim është bërë nën dyshimin për cënimin e pronësisë intelektuale. Strukturat doganore po vazhdojnë verifikimin e mëtejshëm të rastit. “Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Degën Doganore Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike “Apple” dhe “Samsung”, prej të cilëve 510 celularë të llojeve të ndryshëm, në dyshimin për cënimin e pronësisë intelektuale. Strukturat doganore vazhdojnë verifikimin e mëtejshëm të rastit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit”, thuhet në njoftimin zyrtar për mediat.
Burimi:
sot.com.al