Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar këtë të premte se Edi Rama ka krijuar, sipas tij, një grup mercenarësh për të goditur opozitën. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se me urdhër të Ramës, janë ushtruar kontrolle sipas tij një kompani private ku janë kërkuar faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka, por sipas Berishës në fund doli që firma e vendosur ishte ajo e Lulzim Bashës. Sipas Berishës, kur ka dalë firma e Lulzim Bashës, ata janë larguar duke thënë se kishin punë me Nokën jo me Bashën. “Kurse Edi Rama për të ndërsyer një grup mercenarësh kundër opozitës, u vuri atyre rrogat më të larta në Europë, rroga që nuk ekzistojnë, në vendin me rrogat më të ulëta të tjera, në...