Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (audio)

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (audio)

Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’. Shkak është bërë publikimi në profilin e Instagramit të tij të një audioregjistrimi ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune. Por kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në Instagram, raporton TCH. Në 2025 Pjetri ka tentuar që të arratisej ndërsa ndodhej në burgun 313.