Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia e më pas i shisnin duke shmangur detyrimet tatimore, 3 të pranga, 4 të proceduar
Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona pasi dyshohen se kanë kontrabanduara veshje nga Kina dhe Turqia, e më pas i shisnin duke i shmangur detyrimet tatimore. Po ashtu janë proceduar penalisht 4 persona të tjerë. Njoftimi: Identifikohen 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe nga Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore. Vihen në pranga 3 nga këta shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerët. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta dhe 2 automjete. Si rezultat i hetimeve të shpejta të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë...
Burimi:
top-channel.tv