“Konsulencë dhe këshillime” – Dy kompanitë e familjes së Eldi Hoxhës nën dyshimin se ka pastruar paratë e korrupsionit!
Eldi Hoxha TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha, një person zyrtarisht i pandehur dhe i hetuar për disa vepra penale të rënda, dyshohet se krijoi një rrjet të gjerë kompanish, me qëllimin e vetëm të pastrojë paratë me prejardhje korrupsionin. Gjatë dekadës së fundit, Hoxha ka mbajtur poste të rëndësishme në Bashkinë e Vlorës, KQZ, AKSHI, Doganat e tashmë në bashkinë më të madhe të vendit, teksa me lidhjet politike dhe në gjyqësor, ai ka arritur që të vijojë punën aktuale. Eldi Hoxha ka dy masa sigurie, ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje, ndërsa hetimet e SPAK-ut vijojnë, duke qenë se ai është një nga të hetuarit e shumtë të dosjes së kontrabandës së cigareve, gjatë kohës që ishte në...
Burimi:
zeri.ai