Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, sherr i dhunshëm pas emisionit “Opinion”, dalin pamjet e rënda

Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, sherr i dhunshëm pas emisionit “Opinion”, dalin pamjet e rënda

Fatmir Shpellzaj dhe Prekë Molla TIRANË- Janë publikuar pamjet nga sherri i dhunshëm që ndodhi mes djalit të Fatmir Shpellzaj dhe disa personave. Shpellzaj ishte i ftuar në emisionin 'Opinion', ku jashtë ambienteve të televizionit disa persona dhunuan djalin e tij. Përmes një reagimi publik, Shpellzaj ka treguar se djali dhe një shok i tij janë dhunuar rënë nga disa persona, duke u shkaktuar dëmtime të rënda dhe duke i çuar në spital. Sipas tij, këta persona nuk kanë dokumente për pronën dhe po përdorin dhunën. Gjithashtu, ai pretendon se është kërcënuar edhe avokatja e tij dhe i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të ndërhyjnë dhe të vendosin drejtësi për ngjarjen. Në përfundim të reagimit, ai thekson se do të vazhdojë ta mbrojë...