Konflikt në familje, 91-vjeçari godet me sende të forta në kokë dhëndrin e tij

Konflikt në familje, 91-vjeçari godet me sende të forta në kokë dhëndrin e tij

foto ilustruese DURRËS- Dy persona kanë përfunduar në spital mbrëmjen e sotme pasi janë përfshirë në një sherr në fshatin Xhafzotaj në Durrës. Bëhet fjalë për një 91-vjeçar dhe dhëndrin e tij, 69-vjeçar. Policia bën me dije se i moshuari ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij për shkak të një konflikti familjar. Mësohet se lëndime ka pësuar edhe vetë 91-vjeçari. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje. “Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç. Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë...