Konflikt mes nxënësve në një shkollë të Durrësit, plagoset me thikë në qafë i mituri

Konflikt mes nxënësve në një shkollë të Durrësit, plagoset me thikë në qafë i mituri

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në Durrës. Burime për mediat bëjnë me dije se disa nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shën Vlash, janë përleshur mes tyre dhe si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre. Sipas informacioneve, i mituri ka marrë goditje me thikë në qafë dhe është nisur drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq raportohet se policia ka shoqëruar disa nxënës te klasës së 9-te, të përfshirë në sherr.