Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Konfirmohet rasti i parë i fruthit në Shqipëri, i infektuar një fëmijë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e parë të fruthit në Shqipëri. Një fëmijë i pavaksinuar është diagnostikuar me fruth më 22 dhjetor kur dhe është paraqitur në spital. Njoftohet se fëmija kishte ardhur më herët nga Britania e Madhe, ndërsa rasti është ndjekur nga afër nga Instituti i Shëndetit Publik. Autoritetet informojnë se rasti konsiderohet i izoluar dhe nuk ka shenja të përhapjes së infeksionit. Aktualisht, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve në shërbimin e pediatrisë infektive dhe po merr trajtimin e nevojshëm. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik përkatës dhe deri në këto momente nuk janë evidentuar raste të tjera të dyshuara apo të konfirmuara. Më herët edhe deputeti i PS, Erion Braçe me anë të një postimi në rrjete sociale iu bën thirrje prindërve që të...