Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Ministri Vengu takim me homologët Anušić dhe Maqedonci , në fokus stabiliteti në rajon
Konferenca e Sigurisë e Mynihut shërbeu si një mundësi e vlefshme për përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës për të diskutuar mbi hapat e radhës në projektet e përbashkëta për forcimin e sigurisë. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, u takua me homologun kroat Ivan Anušić dhe me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci, në një moment kur mjedisi i sigurisë në rajon dhe Evropë karakterizohet nga dinamika të shtuara dhe nevoja për përgjigje të koordinuar. Diskutimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e përbashkët, rritjen e ndërveprueshmërisë së forcave të armatosura, zhvillimin e industrisë ushtarake dhe ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme mbrojtëse. Takimi rikonfirmoi vullnetin politik të tre vendeve për të vepruar si faktorë stabiliteti në rajon, për të forcuar sigurinë kolektive...
Burimi:
sot.com.al