Komuniteti shqiptar në Hamburg, Gjermani, pret më 24 mars Kardinalin Ernest Simoni Troshani

Komuniteti shqiptar në Hamburg, Gjermani, pret më 24 mars Kardinalin Ernest Simoni Troshani

Këtë fund jave, Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani viziton diasporën shqiptare në Hamburg, në Gjermani. Një vizitë treditore baritore, istitucionale kishtare e civile dhe kombëtare. Misionari i besimtarëve shqiptarë të kësaj zone dom Izak Dodes dhe organizatori i kësaj vizite Albert Bisaku, njoftojnë programin e ndjeshur që e pret kardinalin shqiptar në gjirin e shqiptarëve në Hamburg, me ftesën drejtuar bashkëkombasëve për të marrë pjesë në takime e kremtime me Kardinali Simoni Gëzim i madh për Komunitetin Shqiptar në Hamburg. Këtë fund jave, Kardinali Ernest Simoni, dëshmitari i gjallë i fesë dhe qëndresës kombëtare, do të vizitojë diasporën shqiptare në Hamburg, në Gjermani. Në moshën 98-vjeçare, pasi mbijetoi 28 vite në burgjet komuniste, Kardinali Simoni shkon mes shqiptarëve të Hamburgur si “Shtegtar Shprese”., për të...